Dollari amerikan blihet me 102.6 lekë dhe shitet 103.5 lekë. Euro blihet me 122.7 lekë dhe shitet 123.3 lekë.
Franga zvicerane blihet me 111.1 lekë dhe shitet 112 lekë.
Paundi britanik blihet me 140.7 lekë dhe shitet me 142 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka njohur një rënie me 0.5 lekë në blerje dhe një rritje me 0.3 lekë në shitje.
Monedha europiane vijon të qendrojë e ‘ngrirë’ në të njëjtat nivele të një dite më parë.
Franga zvicerane ka njohur një rritje të lehtë me 0.1 lekë ndërsa paundi britanik është rikthyer në pozicionin rënës pasi dje blihej me 141.3 lekë dhe shitej 142.3 lekë.