Për herë të parë, smartphone-t dhe smartwatch-ët do të vijnë në shtëpi në pak minuta, pas pagesës online. Samsung ka nisur një eksperiment në Irlandë, në qytetin Oranmore, në qarkun e Galway. Është vetëm një eksperiment, por mund të shndërrohet në një praktikë të përditshme, për të përshpejtuar dërgesat dhe për të shmangur transportin tokësor.
Kompania koreanojugore ka nënshkruar një marrëveshje me Manna, prodhues i dronëve në Irlandë. Manifesti i Manna – i quajtur me ironi në gjuhën irlandeze “Mannafesto” – flet për shërbime që bëhen “në më pak se tre minuta”, falë dronëve që “fluturojnë më shumë se 80 km në orë, në lartësi 80 metra”. Dërgesat nuk përfshijnë vetëm pajisjet e Samsung, por edhe ushqime, medikamente dhe mallra të tjera jo të rënda.
Projekti i Samsung dhe Manna-s
Sipas faqes amerikane The Verge, Samsung dhe Manna parashikojnë ta zgjerojnë shërbimin në të gjithë Irlandën dhe më pas ta zbatojnë këtë model edhe në vende të tjera.
Rastet e Amazon, që në Shtetet e Bashkuara kanë marrë autorizimin për të drejtuar një flotë dronësh për dërgesa, kompania izraelite Flytrex dhe Wing, shoqëri dronësh e Alphabet, po udhëheqin në një treg ku pritshmëritë e mëdha po kthehen në rezultate konkrete.
Ku po rritet biznesi i dronëve
Për të matur zgjerimin e fenomenit, mjafton t’u hedhim një dy dokumenteve të International Transport Forum që ka analizuar transportin me dronë në disa tregje kyçe.
Në Shtetet e Bashkuara, Zipline ka marrë autorizimin nga Federal Aviation Administration – agjencia që rregullon aviacionin civil – për të transportuar pajisje shëndetësore të nevojshme për të mbrojtur personelin mjekësor që ndjek të sëmurët me Covid-19 në Charlotte në Karolinën e Veriut.
Wing ka nisur dërgesat e mallrave në Virgina, zonë në Christiansburg. Përveç ushqimeve dhe objekteve të lehta, Wing dërgon edhe medikamente dhe produkte për higjienën e përditshme në zonat rurale, duke mbuluar distancat me fluturime në pak minuta.
Në Indi, në zonën e Hyderabad, policia po përdor dronë për të identifikuar qytetarët që nuk respektojnë protokollet anti-Covid.
Në fillim të pandemisë, në Kinë, qeveria autorizoi fluturimet me dronë të shoqërisë Antwork, pjesë e grupit japonez Terra Drone, për të transportuar medikamente në spitalin Zhenjiang dhe për të përhapur mesazhe mbi ndalimin e tubimeve, me altoparlantë të integruar.
Në Lugano, në Zvicër, dronët e kompanisë amerikane Matternet transportojnë prej disa vitesh gjak për analiza në spitalin e qytetit. Ato mbulojnë një distancë deri në 20 km dhe transportojnë pesha deri në 2 kg.
Në Itali, ENAC, ent që rregullon aviacionin civil, ka autorizuar policinë lokale për të përdorur dronë.
Burimi: Forbes