Këshilli i kryetarëve të komunave do të mblidhen sot për të diskutuar në lidhje me masat Anti-Covid, të cilat do të përfundojnë më 18 pril, raporton Gazeta Express.
Një informacion të tillë e ka konfirmuar për Express kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se mbledhja do të mbahet në orën 10:30.
Ai ka deklaruar se komunat do të sugjerojnë se çfarë duhet të veprohet më tej.
“Sot mbahet takimi i këshillit të kryetarëve lidhur me masat Anti-Covid 19 që do të mbarojnë më 18 Prill. Komunat do të sugjerojnë se çka duhet të veprohet më pastaj. Ne do të diskutojmë edhe se çka dhanë masat e reja”, ka shtuar ai.