Ari tërhiqet në sesionin e djeshëm- Ndikon dollari i fortë dhe interesat e borxhit, investitorët monitorojnë inflacionin

Ari

Çmimet e arit ranë ditën e Martë, duke ndjekur dollarin e fortë dhe rritjen e interesave të Thesarit, që zbehën kërkesën për metalin e çmuar. Norma spot ra me 0.4% në 1,725.15 dollarë për onz.  Dollari më i fortë shton presionet tek metali i çmuar, pasi bëhet më i shtrenjtë për blerësit jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërsa rritja e interesave të borxhit e rrit koston oportune për mbajtjen e arit.

Një sondazh i Rezervës federale tregoi se konsumatorët amerikanë kanë rritur pritshmëritë për inflacion në muajin Mars, pas një rritjeje graduale në muajt e fundit, si dhe janë bërë më optimist mbi tregun e punës, ç’ka solli një rritje të dollarit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i FED në Boston, Eric Rosengren, tha se ekonomia amerikane mund të pësojë një rimëkëmbje këtë vit, për shkak të masave lehtësuese fiskale dhe monetare, por tregu i punës do të ketë ende vend për t’u përmirësuar./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar