Vazhdon risistemimi në Polici, dy udhëheqës degradohen në këshilltarë

Koloneli Kadir Arifi edhe drejtori i financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni, janë liruar gjatë së martës nga pozitat që mbanin, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.

Ata janë sistemuar në stacione të tjera si këshilltarë.

Reklama e sponzorizuar

Arifi me gradë kolonel, ishte udhëheqës i Divizionit të hetimeve.

Në fakt, kjo është vazhdimësi e risistemimit të disa prej udhëheqësve në Policinë e Kosovës që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti 2. Gjatë ditëve të kaluara janë bërë edhe disa ndryshime të tjera në poste udhëheqëse.