Për të gjashtin vit radhazi, kompania RepTrak ka kryer “Studimin e Reputacionit të Markës” për të gjetur se cilat marka zvicerane i pëlqejnë dhe respektojnë më shumë konsumatorët e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Kompanitë u gjykuan në kategori të tilla, si cilësia e produktit ose shërbimit, inovacioni, cilësia si punëdhënës dhe vetëdija dhe performanca mjedisore.
Studimi arriti në përfundimin se korporatat e mëdha “kanë një disavantazh të reputacionit” dhe njerëzit “vlerësojnë kompanitë që janë të njohura dhe të afërta me ta”, shkruan Thelocal.
10 kompanitë më të respektuara zvicerane janë: Ricola, Migros, Touring Club Suisse (TCS), Lindt & Sprüngli, Rolex, Rivella, Die Mobiliar, Zweifel, Hilti dhe Coop.