A e dini sa paguani ju në të ardhura personale dhe si kalkulohet shuma?

Paga
Fotografi ilustruese

Në bazë të ligjit të ATK-së, tatimpagues konsiderohen të gjithë personat fizikë rezident dhe jo rezident, ndërmarrja personale afariste, ortakëritë dhe shoqëritë, të cilët pranojnë ose krijojnë të ardhura bruto nga çfarëdo burimi, duke përfshirë pagën, veprimtarinë afariste, qiranë, fitoret në lotari, interesat, fitimet kapitale, shfrytëzimin e pasurisë së paprekshme, si dhe çdo të ardhur tjetër që rritë vlerën neto të tatimpaguesit.

Sipas ATK-së objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës, ndërsa për tatimpaguesin jo rezident janë vetëm të ardhurat e tatueshme me burim në vend.

“Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi 50,000€ dhe ata të cilët kanë përzgjedhur vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale, tatohen sipas shkallëve tatimore të lartcekura, ndërsa tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore prej 50,000€ apo më pak, tatohen në të ardhurat bruto me 3% apo 9%. Përveç tatimit, këta tatimpagues obligohen të paguajnë edhe Kontributin Pensional” thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.

Reklama e sponzorizuar

Kjo nënkupton që pagat e të punësuarve nga punëdhënësi primar tatohen sipas shkallëve tatimore (0%; 4%; 8% dhe 10%), ndërsa pagat e të punësuarve nga punëdhënësi sekondar tatohen me 10%.

Pra, secili i punësuar, shtetas i Kosovës obligohet që nga paga bruto të paguaj 5% në emër të Kontributit Pensional.

Po ashtu, punëdhënësi kryesor dhe ai sekondar për të punësuarit të cilët janë shtetas të Kosovës, kontribuon me 5% mbi pagën bruto të të punësuarit në emër të kontributit pensional./Buletini Ekonomik/