Përballja me virusin COVID-19 përpos që mori jetën e shumë qytetarëve si dhe preku shëndetin e shumë të tjerëve të cilët po vazhdojnë të trajtohet dëmtoi rëndë edhe ekonominë në vend.
Shumë qytetarë humbën vendin e punës, e biznese të shumta u desh të mbyllen.
Kësisoj qytetarëve iu desh dhe vazhdon t’iu duhet ndihma financiare nga shteti.
Është kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili sot njoftoi se komuna tashmë ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19 për shpenzimet mjekësore, transmeton lajmi.net.
Ahmeti theksoi se janë dhënë 50 e uro për secilin qytetar nën moshën 65 vjeç, kurse 100 euro për pensionistët.
Kësisoj sipas tij janë ndihmuar rreth 20 mijë qytetarë.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, shkroi ai.