Aliu kërkon që e drejta ujore për hidrocentrale të bëhet përmes konkursit publik

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka kërkuar nga sekretari dhe departamenti i ujerave që lëshimi i lejeve ujore për hidrocentrale të bëhet përmes koncesionit, ashtu siç kërkohet me Ligjin për ujëra.

Sipas një e-maile të cilën e ka siguruar KOHA, thuhet se ditëve në vazhdim do të krijohet një grup punës ndërinstitucional për shqyrtimin e procedurave administrative për hidrocentralet ekzistuese dhe ndikimin e tyre.

Aty kërkohet që procesi i aplikimit të jetë në përputhje të plotë me kërkesat dhe procedurat sipas ligjit për ujëra.

Reklama e sponzorizuar

“Neni 72 përcakton qartazi veprimtarinë për të cilat lëshohet leja, ku vërehet që veprimtaritë janë të natyrës së shfrytëzimit të ujërave për qëllime publike. Kurse për veprimtari afariste të cilat realizohen me shfrytëzimin e ujit ligji është i qartë, e drejta ujore fitohet përmes koncesionit (neni 87 dhe atë vetëm përmes konkursit publik. Neni 78 është i qartë se cilat janë veprimtaritë afariste e që përfshijnë në mes tjerash hidrocentralet, ambalazhuesit e ujit, hurdhat e peshqve etj”, thuhet në email.