Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks about the coronavirus Thursday, March 12, 2020, in Wilmington, De. (AP Photo/Matt Rourke)

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022’ës nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, janë edhe 200 milionët të cilat janë parë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.

Në dokumentin Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022, të publikuar nga MCC’ja, thuhet se Kosova nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.

“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

Reklama e sponzorizuar

lg.php.gif

Screenshot_1-176.png

Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor. Zbatimi i projekteve të MCC’së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim ë mes Kosovës dhe Serbisë.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re. Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.