Bill Gates ka bërë të qartë se nuk e pëlqen kriptomonedhën ‘Bitcoin’. Kjo nuk ka të bëjë me fitimin, por me ndikimin e këtij transaksioni në mjedis.
Ai ka theksuar vazhdimisht se, “Bitcoin përdor më shumë elektricitet për transaksion sesa çdo metode tjetër e njohur e këtij lloji dhe kjo nuk i bën mirë klimës”.
Njerëzit “gërmojnë” si minatorë përmes kompiuterave, në një proces të komplikuar matematikor, çka kërkon një konsum të lartë energjie elektrike. Për të bërë këtë procesim, përdoren kompiutera me karta grafike të mëdha duke konsumuar shumë energji elektrike.
Sipas studimeve, elektriciteti që konsumohet për kërkimin e Bitcoin është i barabartë me sasinë që konsumon Zelanda e re dhe Argjentina. Duke parë mënyrën si funksionon Bitcoin, sa më shumë të përdoret aq më shumë do të rrisë emetimin e karbonit.