Aliu: Projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet

Këtë lajm, ministri Aliu e dha pas takimeve me deputetin britanik Martin Vickers, si dhe pas konferenës së kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryediplomatit britanik të cilët folën për rëndësinë e kësaj hekurudhe për rajonin.

“Lajm i jashtëzakonshëm që pas sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF), projekti i linjës hekurudhore  Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona”, shkruan Aliu ndër të tjera.

Reklama e sponzorizuar

Aliu pohon se hekurudha “do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë”, shtoi ai.