Cilat biznese duhet të regjistrohen për TVSH dhe sa është norma e tatimit?

Secili biznes që zhvillon një aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, është i obliguar të regjistrohet për TVSH.

Sipas ligjit të ATK-së çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm, kërkohet që të regjistrohet për TVSh, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€).

TVSh është e përshkallëzuar në dy norma, atë standarde prej 18% dhe normën e reduktuar prej 8%, të vlerës së furnizimeve të importuara dhe furnizimeve të brendshme të tatueshme, me përjashtim të furnizimeve të liruara dhe furnizimeve të trajtuara si eksporte.

Reklama e sponzorizuar

“Një transaksion është objekt i tatuarjes për TVSh në Kosovë, nëse është furnizim malli ose furnizim shërbimi, i kryer kundrejt pagesës, brenda territorit të Kosovës, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë. Gjithashtu, importi i mallrave është objekt i tatuarjes për TVSh” thuhet në faqen e ATK-së lidhur me informatat e përgjithshme për tatime në Kosovë. /Buletini Ekonomik/