Ekonomia gjermane u kontraktua gjatë tre muajve të parë të vitit pasi vendi ndërmori një sërë tjetër masash kufizuese drastike për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë.
“Ekonomia më e madhe në Europë shënoi një rënie me 1,7% në tremujorin e parë krahasuar me një rritje prej 0,5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar”, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
Analistët kishin parashikuar një tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 1,5% gjatë tre muajve të parë të vitit.
Tremujori i parë pati një rënie prej 3,3% në raport me një vit më parë, kur kriza e koronavirusit goditi për herë të parë ekonominë botërore./atsh