Ekonomia italiane sërish në recesion këtë fillimvit

Ekonomia e Italisë rihyri në recesion në tremujorin e parë, treguan sot të dhënat paraprake të paraqituranga zyra e statistikave kombëtare, Istat.

PBB-ja ra 0,4 % nga tremujori në tremujor.

Me tkurrjen e dytë radhazi, pas një rritje të mprehtë në tremujorin e tretë të vitit 2020, ekonomia ra në një recesion teknik, mes kufizimeve në lidhje me pandeminë e COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

“Ndërsa përparimi i vaksinimit lejon më shumë lehtësime të kufizimeve në të gjithë Italinë, rritja e PBB-së pritet të kthehet pozitive në tremujorin e dytë dhe të përshpejtohet më pas kur të hyjë në lojë edhe ndikimi i përdorimit të fondeve të rimëkëmbjes së BE-së”, tha Paolo Pizzoli, ekonomist i ING.

Në bazë vjetore, rënia e PBB-së u ngadalësua në 1,4 % në T4 2020 nga 6,6 % në tremujorin paraardhës.

Rritja vjetore e PBB-së së mbartur për 2021 ishte e barabartë me +1,9 %./atsh