Pas Italisë, Kosova dhe Greqia janë dy shtetet me të cilat Shqipëria ka rritur më së shumti eksportet në këtë tremujor të parë të vitit. Përkatësisht, sipas të dhënave të INSTAT, rritja e eksporteve me Kosovën është me afro 36%, krahasuar me periudhën janar – mars 2020, ndërsa me Greqinë, rritja është me 53%.
Në janar – mars 2021, Shqipëria ka eksportuar 6.5 miliardë lekë mallra drejt Kosovës. Thënë ndryshe, 1.7 miliardë lekë më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, me Greqinë, eksporti në tremujorin e parë të 2021 ka qenë në vlerën 4.5 miliardë lekë. Në periudhën janar – mars 2020, kjo vlerë ishte 2.9 miliardë lekë.
Referuar INSTAT, në periudhën janar – mars 2021, eksportet me Spanjën kanë rënë me 1 miliardë lekë, me Mbretërinë e Bashkuar, me 55 milionë lekë, ndërsa me Ukrainën, me 22 milionë lekë.
SCAN