Emërohet edhe Bordi i Drejtorëve të Postës

Pas atij të Trepçës, qeveria Kurti ka emëruar sot edhe bordin e drejtorëve të Postës së Kosovës.

Ky bord do të jetë me mandat të përkohshëm, deri në zgjedhjen e atij me mandat të plotë, shkruan lajmi.net.

Kryesuese e Bordit të Drejtorëve do të jetë Safija Beseni, teksa anëtarë do jenë Sebahate Krasiqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.

Reklama e sponzorizuar

Për këtë bord dhe atë të Trepçës ka pasur reagime nga ministri serb, Goran Rakiq i cili është ankuar se aty nuk është asnjë anëtar nga komuniteti serb.