Në kufirin në Merdare po pritet në radhë për të dalë nga Kosova.
Pritjet janë deri në një orë në këtë pikë kufitare, njoftohet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndërkaq, kolona automjetesh në dalje janë bërë 200-300 metra.
Gjatë javës në Kosovë kanë hyrë me qindra mërgimtarë, ndërsa të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë ardhur përmes linjave të aeroplanëve.