Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë COVID-19 ishte më e rënduar.
Por pavarësisht lehtësirave që pritet të aplikohej këtë sezon, sërish operatorët turistikë janë skeptikë për ardhjen e turistëve nga Evropa.
Sipas të dhënave, më së shumti turistët që pritet të vijnë sivjet në jug të Shqipërisë do të jenë kryesisht shqiptarët e rajonit ato të Kosovës, maqedonas dhe nëse do të rihapen vende si Polonia dhe Çekia, që kanë masa izolimi për shkak të situatës nga COVID-19.
Ndryshe, sfida e operatorëve shqiptarë, këtë sezon do të jetë konkurrenca me homologët e tyre në Mal të Zi, të cilët kanë filluar bum rezervimesh për shkak të uljes së çmimeve.
Aktualisht, i gjithë personeli i operatorëve turistike të vendit janë në proces vaksinimi kundër COVID-19, në mënyrë që të kemi një sezon sa më të qetë dhe të sigurt për pushuesit.