Kurti: Bordi i AKP-së ka vjedhë shumë, nevojitet bord i ri për ta shuar këtë agjenci

Kryeministri Albin Kurti është shfaqur entuaziast në seancën e sotme të Kuvendit, teksa pyetjeve të deputetëve ka nisur t’u përgjigjet duke e përmendur sërish fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton Gazeta Express.

Kurti fillimisht përmendi shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që do të diskutohet sot në Kuvend. Ai tha se ky bord ka vjedhur shumë, ndërsa ka theksuar se shuarja e kësaj agjencie është e domosdoshme.

“50.28% kanë votuar për fitoren tonë. Pra, një fitore e paparë në Kosovën e pasluftës dhe AKP-ja kemi thënë që do të shuhet dhe AKP-ja do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi. Sepse kanë vjedhë shumë. Kanë vjedhë me paga, kanë vjedhë me privatizime. Janë paguar për të vjedhur. Merreni me mend”, tha Kurti.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo është arsyeja që na nevojitet një bord i ri që e ka mision shuarjen e AKP-së”, theksoi kryeministri.