Mikrofinancat i rritën kamatat më 2020

Performanca jo e mirë financiare gjatë vitit 2020, duket t’i kenë shtyrë institucionet mikrofinanciare në Kosovë ta shtrenjtojnë çmimin e kredisë ndaj ekonomive familjare.

Sipas të dhënave të fundit të BQK-së, norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare u rrit në 21.6 përqind në fund të vitit 2020. Ndërsa, mesatarja e interesit në kreditë ndaj korporatave jofinanciare u zvogëlua në 18.3 përqind.

Mirëpo, parë në tërësi sektori, normat e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në përgjithësi nuk kishin ndryshime të theksuara krahasuar me vitin e kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Mesatarja e normës së interesit për kredi zbriti në 20.3 përqind nga 20.5 përqind sa ishte në dhjetor 2019. Sektori mikrofinanciar realizoi fitim dukshëm më të ulët krahasuar me trendin e pesë viteve të kaluara.

Në vitin 2020, sektori realizoi fitim në vlerë prej 0.3 milionë euro, e që është dukshëm më i ulët se fitimi i realizuar prej 9.3 milionë euro në vitin paraprak. /Buletini Ekonomik/