Ministri Sveçla anulon tenderin milionësh për furnizim me dokumente identifikuese

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka anuluar projektin e prokurimit për furnizim me dokumente personale identifikuese, që pritej të kushtonte fiks 21 milionë euro.

Sveçla ka bërë të ditur se bazuar në raportin e komisionit për rishikim të procesit, planifikimi dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

“Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka sqaruar tutje Sveçla.

Reklama e sponzorizuar