Ngadalësohet punësimi në SHBA – Ekonomia krijon vetëm 266 mijë vende pune gjatë prillit

Rritja e punësimit në SHBA u ngadalësua në mënyrë surprizë gjatë muajit prill, kryesisht për shkak të mungesës së punëtorëve në sektorin e materialeve të rënda, pasi një përmirësim i shpejtë i shëndetit publik dhe shpenzimet qeveritare nxitën një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike. Raporti i Departamentit të Punës në SHBA tregoi një rënie të përkohshme të ndihmës për punësim, që është një tregues i përafërt për punësimin në të ardhmen, dhe një rënie të punësimit në prodhim, në shitjet me pakicë dhe në shërbimin postar.

Përfitimet e shtuara për papunësinë, duke përfshirë një pagesë nga shteti prej 300 dollarë në javë shtesë, ishin më të larta se pagesa e papunësisë. Këto pagesa u shtynë deri në muajin shtator, si pjesë e planit 1.9 trilionë dollarë për pandeminë. Por, ekonomistët shprehen se disa punëtorë mund të kenë ende frikë nga kthimi në punë, edhe pasi të gjithë amerikanët e rritur të kenë marrë vaksinimin. Punësimi, me përjashtim të sektorit bujqësor, u rrit me vetëm 266 mijë gjatë prillit. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin 978 mijë vende të reja pune. Edhe të dhënat për marsin u rishikuan në rënie në 770 mijë vende pune, nga 916,000 që ishte raporti fillestar./Scan tv/