Për pesë muaj, ATK mbledh mbi 312 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se për pesë muaj ka arritur të mbledhë gjithësej 312.7 milionë euro.

Në një njoftim të tyre në facebook thuhet se krahas planit për periudhën janar-maj 2022  janë mbledhur 35.6 milionë euro apo 12.8 për qind më shumë se projeksioni, duke tejkaluar pritshmëritë për të hyra edhe në muajit maj.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tyre, të gjitha këto aktivitete përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat, pasiqë nëse krahasohet më periudhën e njëjtë 2021, ka rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9 për qind.

ATK gjtihashtu thotë se këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit.

“ATK po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vet-deklarim kanë arritur që të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare”, përfundon njoftimi i ATK-së./Buletini Ekonomik/