Për 8 vjet operime KEDS investoi mbi 170 milionë euro

KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit.

Për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje të reja, ka shtruar mijëra kilometra kabllo tokësore dhe ajrore dhe ka vendosur mbi 100 mijë shtylla të reja.

Reklama e sponzorizuar

Krahas këtyre investimeve, KEDS përgjatë 8 viteve ka zhvilluar dhe implementuar me dhjetëra projekte inovative, moderne e bashkohore të cilat kanë rritur efikasitetin dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në raport me konsumatorin.

Procesin e dixhitalizimin të rrjetit KEDS e filloi qysh në ditët e para të operimit. Nisi me vendosjen e njehsorëve dixhital, vazhdoi me automatizimin e leximit të njehsorëve përmes pajisjeve HandHeld ndërsa kulmoi me dixhitalizimin e operimeve në rrjet, duke instaluar dy sisteme të avancuara dixhitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga distanca dhe KOSOVANET si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv.

Së fundmi, KEDS përfundoi me sukses dixhitalizimin e komplet 69 nënstacioneve të tensionit të mesëm. Kjo do të mundësojë menaxhimin e nënstacioneve nga ndërtesa qëndrore e KEDS, pastaj do të ndikojë në zvoglimin e  kohëzgjatjes së ndalesave në rrjet,  të rritet shpejtësia e reagimit për intervenime, saktësia dhe efikasiteti i ekipeve të terrenit.

KEDS përgjatë këtyre viteve u qëndroi vazhdimisht pranë edhe punëtorëve, duke i mbështetur dhe duke i trajnuar për të qenë sa më të përgatitur. Për të rritur sigurinë e punëtorëve gjatë kohës sa ata operojnë në terren, KEDS i pajisi ata me të gjitha pajisjet e domosdoshme të sigurisë në punë dhe njëkohësisht ndërtoi Qendrën e Trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo qendër moderne ka mundësuar që aksidentet në punë të përgjysmohen për mbi 50% derisa misioni është “Zero aksidente në punë”.

Krahas investimeve në rrjet, KEDS i ka qëndruar afër edhe komunitetit me projekte në fushën e përgjegjësisë sociale. Projekte që vlen të veçohen në mesin e shumë projekteve të realizuara janë projekti KEDS Academy që po ndihmon rininë kosovare në avancimin e njohurive teorike, praktike si dhe në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe projekti WomEn, zotimi i kompanisë që përmes këtij projekti të përkrah fuqizimin e gruas në vendin e punës dhe në komunitet.

Të gjitha këto investime dhe mbështetja e vazhdueshme e KEDS për komunitetin tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër secilit konsumatorë.