Pandora, prodhuesi më i madh i bizhuterive në botë, nuk do të përdorë më diamante të minuara por në vend të tyre do të përdoren gurë artificialë. Kompania e filloi me një koleksion të paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 2022 ajo do të zgjerojë ofertën për vendet e tjera. Klientët? Sipas kompanisë, studimet e tregut tregojnë se klientët do të kuptojnë trendin e ri shumë shpejt, veçanërisht të rinjtë. Më të vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë, ata do të ishin të lumtur të ishin në gjendje të përballonin gurë që dikur ishin të paarritshëm: diamantet sintetike, në fakt, kushtojnë një e treta e gurëve natyrorë. Dhe sigurisht ndryshe nga diamantet e minuara nuk janë të ngarkuar me konflikte dhe debate.
Si prodhohen diamanet sintetikë
“Kristalet janë si njerëzit: janë të metat ato që i bëjnë interesante”. Dallimi midis një diamanti natyral dhe atij sintetik qëndron në këtë fjali të fizikanit anglez Sir Frederick C. Frank. Gurët e çmuar natyrorë formohen në zorrët e tokës gjatë një procesi që zgjat miliona vjet, nën presione të larta dhe temperatura të larta, përpara se të ngrihen në sipërfaqe.
Përpjekjet e para për të prodhuar diamante sintetike datojnë që nga shekulli XIX. Por është rreth mesit të shekullit të njëzetë që ka patur disa suksese në laboratorët e General Electric. Kërkimet nuk janë ndalur që nga ajo kohë. Ekzistojnë dy metoda kryesore për prodhimin e diamanteve sintetike.
I pari, Hpht (Presion i lartë dhe temperaturë të lartë) përpiqet të imitojë kushtet e gjetura në thellësitë ekstreme të Tokës. Pluhuri i grafitit reduktohet në një gjendje të lëngët dhe pastaj ftohet në presione në rendin e 80 mijë herë të presionit atmosferik.
Metoda e dytë quhet Depozitimi i Avullit Kimik. Fillon nga një përzierje e hidrogjenit dhe gazit që përmban karbon si metani CH4 i cili zbërthehet duke e sjellë atë në një temperaturë rreth 2,200 gradë me mikrovalë ose një filament të nxehtë. Në terma të thjeshtë, atomet e karbonit “bien” mbi kristalet e vogla të diamantit të vendosura më parë në një dhomë dekompresimi. Kohët janë jashtëzakonisht të shkurtra, disa javë.
Pandora, e cila vitin e kaluar njoftoi synimin e saj për të braktisur arin dhe argjendin e sapo-minuar deri në 2025, ka parë që vlera e aksioneve të saj të trefishohet në vitin e kaluar. Por nuk është e vetmja që ka marrë këtë rrugë. De Beers historike ka linjën e vet sintetike, ndërsa Tiffany ka filluar t’u japë blerësve detaje mbi diamantet e nxjerra rishtas, për të vërtetuar origjinën e gurëve të çmuar dhe për t’i ndjekur ato që nga miniera. Duket se mbi të 50-at janë ende të vëmendshëm ndaj vlerës së gurëve, të cilat, përkundrazi, vlejnë gjithnjë e më pak për të rinjtë. Gjithçka luhet në buzë të emocioneve, të cilat është e vështirë të vlerësohen në mënyrë sasiore. (Wired)
SCAN TV