Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti ka shpërfaqur problemet me kyçjet ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën “Muharrem Fejza”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se gjatë punimeve në këtë rrugë kanë hasur në kyçje ilegale në rrjetin e ujit, për të cilat ka potencuar se po i vështirësojnë punimet.
Mehmeti ka thënë se kyçje ilegale ka pasur edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të cilin thotë se furnizmi ka karakter urgjent.
“Dyshohet së kyçjet janë bërë pa leje, ilegale, përveç në gypin që i furnizon qytetarët, kyçjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent)”, ka shkruar ai.