Si (nuk) duhet nisur një email?

Të kuptosh sesi mund të nisësh një email mund të jetë një sfidë e vërtetë.

“Shumë njerëz e kanë problem mënyrën sesi ju u drejtoheni atyre,” thotë Barbara Pachter, një eksperte biznesi, për Business Insider.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse ju ofendoni dikë që në përshëndetje, ai person nuk mund të lexojë më tej, por gjithashtu mund të ndikojë në mendimin e atij personi për ju.”

Mënyra perfekte për të nisur një email do të varet nga personi të cilit po i shkruani, por në përgjithësi, kur shkruani një email biznesi për dikë që nuk e njihni mirë ose fare, ekspertët thonë se ka një zgjedhje të sigurt – dhe një tufë me gjëra që zakonisht duhet të shmangni:

FITUES:

Përshëndetje [emri] …

Nëse doni ta bëni atë pak më shumë formale, mund të përdorni gjithmonë mbiemrin e personit: “Përshëndetje znj. Smith, …”

Është një mënyrë e sigurt dhe familjare për t’iu drejtuar dikujt, nëse e njihni apo jo.

Pra, kur jeni në dyshim, shkoni me “Përshëndetje”.

Përshëndetjet që duhet të shmangni në shumicën e situatave:

Hej!

Kjo përshëndetje nuk është problem për t’u përdorur me miqtë tuaj, por përshëndetjet shumë informale duhet të qëndrojnë jashtë vendit të punës.

Nuk është profesionale – veçanërisht nëse jeni duke shkruar për dikë që nuk e keni takuar kurrë, thotë Pachter.

Atij që mund t’i interesojë, …

Marrësi mund të mendojë, “Mirë, kjo nuk më intereson … Nuk kam nevojë të vazhdoj leximin.”

Është gjithashtu një mënyrë e ftohtë dhe shumë e papërcaktuar për të filluar një mesazh të postës elektronike.

I nderuar zoti / zonja / [mbiemri], …’

Kjo mënyrë përshëndetjeje është e ndërlikuar, sepse nuk është gjithmonë e gabuar për t’u përdorur, por ndonjëherë mund të vijë paksa shumë formale.

I dashur mik …

“Nëse nuk e dini emrin tim, ose nuk mund të shqetësoheni ta përdorni atë, ndoshta nuk jemi miq”, thotë Pachter.

I nderuar [Titulli i punës]

Drejtimi i emailit tuaj në pozicionin që ka marrësi juaj, është më i mirë sesa ‘Atij që mund t’i interesojë, …’ – kjo tregon që ju keni bërë pak përpjekje.

Por ende tingëllon si jashtëzakonisht i përgjithshëm.

E nderuar zonjë

Përveç të qenit i përgjithshëm dhe e papërcaktuar, mund të jetë fyese ndaj marrësit. Shumë pak femra e vlerësojnë kur ju i drejtoheni me zonjë. Kjo i bën ato të ndihen të moshuara dhe të parespektuara.

I nderuar Zotëri ose Zonjë

Shumë formale!

Plus, kjo përshëndetje i tregon marrësit se nuk ja keni idenë se kush janë ata, thotë Pachter. “Pse atëherë lexuesi duhet të jetë i interesuar në atë që do të thuash?”

Tungjatjeta!

Jo keq, por pak informale nëse po i drejtoheni dikujt që nuk e njihni shumë mirë.

Mirëmëngjesi/ mirëdita/ mirëmbrëma

Mund të mos jetë më mëngjes, pasdite apo mbrëmje, koha kur emaili juaj arrin tek personi – ose nëse ata janë në një zonë tjetër kohore – kështu që është më mirë ta kaloni këtë përshëndetje.

Z./Znj./Znj. [mbiemri] …

Një tjetër përshëndetje e ashpër dhe e papritur. Marrësi mund të ndihet sikur ju jeni gati ta qortoni atë.

Z./Znj./Znj. [Emri], …

Pachter thotë se kështu fëmijët e vegjël u drejtohen mësuesve të tyre.

Nuk është e përshtatshme në botën profesionale.

[Emri]!

Së pari, është pak informale dhe e papritur. Pastaj kur ju vendosni një pikëçuditëse në fund, ajo thjesht bëhet e bezdisshme.

[Emri i shkruar keq] …

Shkruajeni emrin e marrësit në mënyrë korrekte!

“Shumë njerëz fyhen nëse emri i tyre është gabim,” thotë Pachter. “Kontrolloni për emrin e saktë në listën e kontakteve, gjithashtu mund të kontrolloni linjën e “to” tek emaili: Shpesh, emrat e njerëzve janë në adresat e tyre.”

Tung [nofkën] …

Mos e merrni vetë iniciativën për të thirrur William “Will” ose Jennifer “Jen”. Përveç nëse personi ka prezantuar veten duke përdorur një pseudonim ose përdor një të tillë në nënshkrimin e emailave të tyre.

Të gjithë …

Kjo tingëllon e papritur.

Përsëri, nëse jeni duke shkruar në një grup, përdorni “Përshëndetje, të gjithë”.