Si të menaxhoni efektet e lodhjes së kërkimit të punës

Një ditë kërkimi pune mund të jetë e barabartë me 8 orë në ring me Tyson Fury. Ju vazhdoni të lëkundeni dhe lëkundeni, dhe kur lidheni me një mundësi, e lini veten të hapur ndaj zhgënjimit të mëtejshëm.

Por të ndihesh i mundur është vetëm një simptomë e një gjuetie epike për punë. Pasiguria, frika dhe vetëvlerësimi i ulët ndikojnë gjithashtu. Sa më shumë të vazhdoni të kërkoni dhe të mos gjeni një punë, aq më shumë do rriten mundësitë për të rënë në depresion.

Reklama e sponzorizuar

Ka të ngjarë që ju të kaloni më pak kohë me familjen dhe miqtë (dhe, natyrisht, kolegët) – grupin me të cilin ju shkoni më shumë dhe nga i cili merrni më tepër mbështetje. Shëndeti fizik ka të ngjarë të përkeqësohet.
Kur papunësia zvarritet, ajo zhvillon trajektoren e vet të feedback-ut: çështjet e shëndetit fizik dhe mendor dëmtojnë aftësitë për të marrë vendimet duhura dhe për të menaxhuar kërkimin e punës.

Është thelbësore që të evidentoni këtë trajektore sa më shpejt që të mundeni. Mënyra më e mirë për të mos u bërë pjesë e kësaj trajektoreje është që ta trajtoni kërkimin e punës suaj si një punë. Për ta trajtuar veten si një punonjës që meriton kushte njerëzore dhe – pse jo? – dhe disa përfitime interesante!

Trajtojeni kërkimin e punës si një punë

Vendosni orët e punës dhe mos e teproni. Ekspertët mendojnë se tre orë në ditë duhet të jenë kufiri dhe t’i përmbahen një programi të rregullt ditor. Një rregull: bëni dush dhe vishuni para se të prezantoheni (është mirë për dinjitetin tuaj dhe ndjenjën e disiplinës).

Reduktimi i orëve që kaloni duke kërkuar punë mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon në mendje nëse keni nevojë urgjente për punë. Por prezantimi në një intervistë pune në një “gjendje si mos më keq”, si pasojë e një kërkimi intensiv gjatë asaj jave, nuk do të ishte në favorin tuaj. Në vend të kësaj këshillohet që pasditet t’i kaloni:

• Duke ndjekur një kurs falas;
• Lexoni një libër për të marrë një informacion të zgjeruar për sektorin;
• Merruni me aktivitet fizik dhe takoni miqtë, i bën mirë trurit.

Sigurisht që një periudhë e tillë nuk është e lehtë për askënd,por gjatë saj këshillohet që ju të tregoni kujdes ndaj vetes, duke u munduar të mos stresoheni më shumë se sa duhet. Padyshim që periudhat e papunësisë nuk janë të lehta por ju nuk duhet të harroni që pikërisht tani jeni “shefi i vetes”. Jeni gati për të nisur sërish kërkimin? Bëni gati filxhanin me çajin e preferuar dhe mos harroni të vini kravatën! /The Ladders/