Si të promovoni kulturën e kompanisë nëpërmjet komunikimit të brendshëm

Kompanitë kanë filluar të kuptojnë se krijimi i një kulture korporate pozitive dhe një fuqie punëtore të larmishme, edhe pse është thelbësore për biznesin, nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë.

Mbi të gjitha, larmishmëria e vendeve të punës mund të tërheqin dhe ruajnë talentet, t’i lumturojnë më shumë punonjësit, të cilët do të jenë edhe më produktivë, të kenë të ardhura më të larta dhe të sjellin risi. Ndërtimi i një kulture organizative dhe krijimi i nismave të larmishmërisë nuk është i lehtë. Sidoqoftë, një gjë është e qartë: Gjithçka fillon me komunikime të brendshme efektive.

Si bashkëthemelues i një platforme komunikimi dhe bashkëpunimi në vendin e punës, kam parë nga afër se kur punonjësit dhe menaxherët kanë përdorur mjetet e duhura për të ndarë ide, për të dhënë dhe për të marrë reagime, për të vendosur objektiva dhe për të festuar progresin, etj. Dhe me rritjen e punës në distancë, komunikimi është më i rëndësishëm se kurrë.

Reklama e sponzorizuar
  1. Përdorni mesazhet për të nxitur bashkëpunimin.

Ne kalojmë pjesën më të madhe të jetës në punë. Është e natyrshme të dëshirosh një mjedis “pro-njerëzve” i drejtuar drejt bashkëpunimit, ndërtimit të ekipit dhe miqësive me kolegët. Një mënyrë për ta arritur këtë është përdorimi i mjeteve dhe kanaleve të mesazheve të menjëhershme për të zvogëluar konfliktet dhe për të pasur harmoni ndërmjet ekipeve dhe departamenteve të ndryshme.

Kur punonjësit mund të flasin lirisht dhe të kultivojnë lidhje kuptimplota duke përdorur komunikime të miratuara nga kompania, natyrshëm krijohet një ndjenjë e fortë komunitetit.

  1. Komunikim i drejtpërdrejtë midis liderit dhe punonjësve.

Komunikimi nuk mund të jetë më vetëm nga lart-poshtë. Për të krijuar një mjedis pune pozitiv, punonjësit por dhe drejtuesit duhet të bëhen dëgjues aktivë dhe të ndajnë mendime, mundësi dhe shqetësime, si dhe t’i pranojnë ato. Një strategji e fortë e komunikimit të brendshëm mund të kapërcejë hendekun midis drejtuesve dhe punonjësve.

  1. Fuqizoni punonjësit me burime dhe zhvilloni sa më shumë aktivitete të brendshme.

Nuk është sekret që punonjësit duhet të ndihen më së miri – mendërisht dhe fizikisht – për të kontribuar në një kulturë të shëndetshme të kompanisë. Sqaroni se cilat janë ato burime që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit mendor të punonjësve, që parandalojnë sëmundjet profesionale dhe rrisin mirëqenien financiare. Kontrollet mjekësore, mesazhet mbështetëse dhe diskutimet në grupe mund të bëjnë mrekulli gjatë kohërave të vështira.

  1. Mësoni reagimet e punonjësve, ecni gjithmonë drejt progresit.

Një metodë në dukje e thjeshtë, por efektive e promovimit të kulturës dhe diversitetit në lidhje me komunikimet e brendshme është dëgjimi. Punonjësit, fjala e të cilëve dëgjohet, kanë 4.6 herë më shumë gjasa të ndihen të motivuar dhe të gatshëm për të kryer punën e tyre më mirë, sipas një sondazhi nga Salesforce.

Punonjësit e vijës së parë janë shtylla kurrizore e kompanisë suaj. Ata do të kuptojnë se çfarë duhet të ndryshojë më mirë se kushdo tjetër. Sa më shumë që një kompani inkurajon dialog të dyanshëm me punonjësit, aq më e fortë do të jetë kultura e saj.

  1. Ruani bisedat në një platformë komunikimi.

Ndërsa ekipet rriten në madhësi dhe kompleksitet, mund të jetë e vështirë të shpërndahen informacionet dhe mesazhet brenda një kohe të shkurtër. Puna në ekip mund të komplikohet më tej nëse keni punonjës në vende dhe zona kohore të ndryshme, përveç barrierave gjuhësore ose kulturore. Kjo është arsyeja pse sugjerohet që të merrni në konsideratë të investoni në një platformë të vetme; duke bërë kështu është i mundur thjeshtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit, dhe informacioni është më i lehtë për t’u gjetur dhe i lejohen punonjësit të bëjnë punën e tyre pa u varur nga dikush tjetër.

Krijimi i kulturës përmes komunikimit

Kur kompanitë krijojnë mundësi për të bashkëpunuar, për të përqafuar këndvështrime të ndryshme dhe për të promovuar mirëqenien e punonjësve, të gjithë përfitojnë.

Filloni komunikimin! /Forbes/ /Monitor.al/