​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë të hënën

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se punëtorët e saj do të protestojnë të hënën me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të sindikatës, protesta nis në orën 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballje me luftimin e Pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Tutje në njoftim thuhet se Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, si dhe i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.