ATK njoftim me rëndësi për ndërtimtarët

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), u ka rikujtuar qytetarëve që të aplikojnë për ngarkesën e kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit.

ATK-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve tatimpagues që ta zbatojnë vendimin për Detyrimin e pagesës së TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimtarisë, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqarojë trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Reklama e sponzorizuar

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni direkt në ueb faqen zyrtare të ATK-së: www.atk-ks.org  në linkun Publikime./Buletini Ekonomik/