Bullgaria do t’i dhurojë Kosovës vaksina antiCOVID falas

Shteti i Bullgarisë do t’i dhurojë Kosovës vaksina antiCOVID.

Bullgari do të dhurojë në mënyrë vullnetare vaksina kundër virusit COVID-19 për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, duke dhuruar 150,000 vaksina kundër virusit COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

AI tha se nevojat e tyre janë përmbushur thuajse të gjitha dhe se nuk ka asnjë arsye të pritet për arritjet e reja deri në fund të vitit.

“Nevojat tona janë përmbushur thuajse të gjitha dhe nuk ka asnjë arsye të pritet për arritje të reja deri në fund të vitit”, deklaroi Katsarov.

Ai gjithashtu shtoi se pjesa më e madhe e vaksinave do jenë nga AstraZeneca.