Çka eksporton Shqipëria në Zvicër?

Eksportet shqiptare drejt Zvicrës gjatë periudhës janar-prill llogariten në 844 milionë lekë.

Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materiale ndërtimi, minerale dhe metale po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

Referuar të dhënave të raportit të tregtisë së jashtme publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet shqiptare drejt Zvicrës gjatë periudhës janar-prill llogariten në 844 milionë lekë, nga 311 milionë lekë që ishin në katërmujorin e parë të 2020-ës.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie gjatë periudhës. Nga 3.9 miliardë lekë mallra që u importuan në katërmujorin e parë të 2020-ës, në periudhën janar-prill të këtij viti u importuan 3.4 miliardë lekë.