Dogecoin, kriptomonedha që u krijua nga “memet” si për shaka shënoi rritje ditën e mërkurë me 30% duke arritur 0.408 dollarë për monedhë. Që kur ka nisur viti 2021, kriptomonedha e krijuar nga Elon Musk është rritur me 9.000% për pak muaj.
Përveç ndikimit të Elon Musk, rritja e Dogecoin duket e pashmangshme nga pozicioni që mban në Coinbase Pro. Coinbase Pro është ndarja e dytë që bëri platforma Coinbase në prillin e këtij viti, ku mund të këmbesh kriptomonedha dhe për më tepër të “fusësh duart në nivelin e kursit të këmbimit”.
Vlera totale e tregut të Dogecoin është 55 miliardë dollarë. E mërkura ishte ditë pozitive për të gjithë kriptomonedhat, Ether u rrit me 7%, Bitcoin me 3% dhe Cardano rose me 4%.
Elon Musk ka nisur të cilësohet si “Guvernatori i kriptomonedhave”, i cili vetëm me një postim në rrjetet sociale mund të ndryshojë vlerën e tyre. Duke treguar kështu edhe se sa të paqëndrueshmes janë paratë digjtale.