Eurozona tkurret më pak në tremujorin e parë

Ekonomia e Eurozonës është tkurrur më pak se vlerësimet e mëparshme në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të rishikuara nga zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, ndërkohë që rritja e inventarëve dhe investimeve kompensoi për rënien e shpenzimeve konsumatore. Eurostat theksoi se Produkti i Brendshëm Bruto në 19 vendet që ndajnë euron është tkurrur me 0.3% me bazë tremujore dhe me 1.3% nga viti i kaluar.

Kjo është në rritje me vlerësimet e 3 javëve më parë prej 0.6% dhe 1.8% tkurrje në mënyrë respektive.  Italia është rritur lehtë, pasi u vlerësua në rënie më parë, ndërkohë që Franca ra, pasi u vlerësua në rritje. Gjermania ishte pak më dobët se më parë, ndërsa disa vende më të vogla u rishikuan në mënyrë pozitive. Eurostat theksoi se rritja e inventarëve i shtoi 0.7% pikë përqindjeje shifrës totale tremujore në periudhën Janar-Mars, ndërsa investimet dhe tregtia shtuan secila nga 0.1%.

Rënia e konsumit të familjeve, të goditura nga masat e karantinës së pandemisë,  hoqën 1.2%, ndërsa shpenzimet qeveritare ishin neutrale.   Tkurrja me 0.3% e Produktit të Brendshëm Bruto vjen pas një rënieje me 0.6% në tremujorin e katërt 2020, ç’ka nënkupton se është recesionin i dytë teknik që kur nisi pandemia. Recesion teknik përkufizohet si tkurrje ekonomike për 2 tremujorë radhazi./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar