Edhe në këtë vikend, shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur që pushimin ta kalojnë në bregdetet e Shqipërisë.
Disa nga qytetarët janë kthyer për të pushuar në vendlindje, ndërsa të tjerë pas pushimeve po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
“Vijmë nga Prishtina kemi zgjedhur Shëngjinin për të pushuar. Jemi më afër, jemi një…”, shprehet një qytetar nga Kosova.
Përveç turistëve kosovarë, ka edhe turistë serb, ku njëri prej tyre tregoi se ka zgjedhur Durrësin për të pushuar, duke theksuar se është hera e parë që ai viziton Shqipërinë.
Çdo ditë kalojnë në Morinë më shume se 10 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë, ndërsa fundjavat kanë fluks më të shtuar.