Kjo është faqja ku mund ta shihni online sa kanë pasuri politikanët kosovarë

euro
Monedha Euro

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar formularët e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në ueb faqen e saj.

Në mesin e zyrtarëve që u është publikuar pasuria janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pasuria u është publikuar edhe deputetëve, zyrtarëve të Qeverisë, zyrtarëve të Presidencës, zyrtarëve të komunave, zyrtarëve të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarëve të institucioneve të pavarura.

Reklama e sponzorizuar

Për të shikuar pasurinë e zyrtarëve publik, mund të klikoni në këtë link.

 

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 12 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë deklaruar pasurinë. Përveç zyrtarëve të Qeverisë, pasurinë se kanë deklaruar as 13 zyrtarë të komunave të Kosovës.

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollonin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, zyrtarët që se deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë prej 1 mijë deri në 2500 euro.

Krahas dënimeve me gjobë, zyrtarëve mund t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit deri në një vit.

Lista e publikuar nga AKK’ja

Zyrtarët kanë pasur afat që ta deklarojnë pasurinë deri më 31 mars.

Procesi i deklarimit të pasurisë, është realizuar nëpërmjet pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë në mënyrë elektronike.

Nga 4 mijë e 892 zyrtarë të lartë publik, deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 783.

“Nga numri i  përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që  kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë të lartë publikë  kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor,  56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28  nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK’së.

AKK’ja ka bërë me dije se përveç deklarimit të rregullt vjetor, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

“Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me  ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit,  Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve”, thuhet tutje në njoftimin e AKK’së./Express/