Në mesin e shumë zyrtarëve të lartë publikë pasurinë e tij e ka deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kurti ka deklaruar se i ka në bankë vetëm 529 euro e 26 cent.
Ndërkaq bashkëshortja e tij i ka 10 mijë euro në bankën DNB në Norvegji.
I pari i Qeverisë ka deklaruar po ashtu edhe detyrimet që i ka dhe të hyrat që i merr ai dhe bashkëshortja gjatë një muaji.