Ministri milioner në qeverinë Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar një shtëpi në vlerë 600 mijë euro, derisa ka deklaruar edhe dy lokale afariste, raporton Gazeta Blic.

Ai ka deklaruar njërin lokal në vlerë 650 mijë euro, i cili ka 200 metra katror, dhe lokalin tjetër 500 metra, por që ka vlerën e 600 mijë eurove.

Pasuria e tij sillet rreth dy milionë euro.

Svecla ka deklaruar edhe një truall në vlerë 100 mijë euro. Të gjitha këto sipas Sveclës, janë pasuri e trashëguar.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka deklaruar një veturë, me kredi si dhe të hyrat vjetore që ka.

Në vazhdim e gjeni formularin e DEKLARIMIT TË PASURISË nga Svecla.