Mërgata pavarësisht pandemisë COVID-19, ka vazhduar të dërgoj para në drejtim të Kosovës.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë tremujorit të parë të 2020-së, diaspora ka dërguar 55.6 milionë euro më shumë sesa viti 2020, shkruan Telegrafi.
Për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 242.9 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 187.3 milionë euro.
Vlera më e lartë brenda tremujorit e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit mars me 96.8 milionë euro.
Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Nga Gjermania kanë ardhur 42.9 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.7 për qind.
BQK thotë se, rritja e dërgesave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës së pandemisë, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënuan rënie.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 148.8 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Ndërsa, Bankës Botërore thitë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 12.6 miliardë euro.
Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.
Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta mbuloj pagesën e polisës kufitare për mërgatën.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi tha se nga 1 korriku Qeveria do ta merr përsipër që të mbulohet ky shpenzim.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.