Mërgimtarët e cilave shtete dërgojnë më shumë para në Kosovë?

Mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania janë kontribuesit më të mëdhenj, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se remitencat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën.

Reklama e sponzorizuar

Kosova ka pranuar afro nëntë miliardë euro remitenca në 13 vjetët e fundit.

Theksohet se këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit, te familjet e tyre, nuk kanë munguar edhe gjatë pandemisë me COVID-19.

Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.

Marrë parasysh se qytetarët e Kosovës kryesisht jetojnë në numër më të madh në Gjermani dhe në Zvicër, theksohet se remitencat kryesisht, sipas të dhënave të BQK-së, dërgohen nga këto dy shtete me shumën më të madhe të të hollave.