KRU ‘Prishtina’ lehtëson kriterin për programimin e borxheve të grumbulluara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët se ka lehtësuar masat për pagesën e borxheve të grumbulluara ndaj saj.

Në njoftimin e tyre në facebook, thuhet se masat lehtësuese për të ju shmangur procedurave përmbarimore përfshijnë sektorin e amviserisë dhe bizneseve.

Sipas tyre, amviseria duhet të paguaj vetëm 10 për qind të borxhit total, ndërkohë që pjesën tjetër ta riprogramojë për 36 muaj të tjerë, ndërkaq bizneset të paguajnë vetëm 20 për qind të borxhit total, ndërsa pjesën tjetër poashtu ta riprogramojnë për 24 muajt vijues./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar