Nafta e nis javën në rritje- Mbështetet nga kërkesa e fortë gjatë sezonit të pushimeve

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të kërkesës së fortë gjatë sezonit të pushimeve dhe pauzës në bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.8 dollarë për fuçi.

Javën e kaluar, të dy bençmarkët publikuan fitime për të katërtën javë me radhë, për shkak të optimizmit mbi hapin e shpejtë të vaksinimit dhe rritjes së kërkesës gjatë sezonit veror.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, negociatat për të rikthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive të mëdha janë pezulluar për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Iran, që u fituan nga Ebrahim Raisi. Dy diplomatë deklaruan se bisedimet o të rifillojnë brenda 10 ditësh.

Analistët parashikojnë se mundësitë që  nafta e Iranit të rikthehet në tregjet ndërkombëtare në terma afatshkurtër, janë të pakta. Gjithashtu, Irani këmbëngul se saksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj presidentit të sapozgjedhur Ebrahim Raisi duhet të hiqen përpara se të arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor./Scan tv/