Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, tarifa celulare “Roaming” në vendet e Ballkanit Perëndimor do të hiqet. Kështu, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do iu duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur brenda këtyre shteteve.
“Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot”, shkruan Soreca.









