Amazon po shkatërron miliona artikuj të pashitur çdo vit, duke përfshirë TV inteligjentë dhe laptopë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e fshehta tregojnë shkallën mahnitëse të mbetjeve nga vetëm një nga 24 qendrat e shpërndarjes në veprim në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Produktet që shpesh janë të reja dhe të papërdorura renditen në kuti të etiketuara ‘shkatërroni’, duke përfshirë dronë, tharëse flokësh, kufje dhe libra.
Një ish-punonjës, i cili kërkoi të mbetet anonim, pretendoi se stafi kishte një synim ‘për të shkatërruar përgjithësisht 130,000 sende në javë’.
“Në përgjithësi, 50 për qind e të gjitha sendeve janë të pahapura dhe ende janë në mbështjellëset e tyre. Gjysma tjetër janë kthime dhe në gjendje të mirë”.
Madje, një hetim i ITV zbuloi se qindra mijëra produkte që nuk u shitën kurrë, ose nuk u kthyen nga një klient, përfundojnë në një zone zonë shkatërrimi “çdo javë”.
Një veprim i tillë nuk është parë i arsyeshëm pasi pothuajse të gjithë mund të ishin rishpërndarë në organizata bamirësie ose në nevojë.
Në vend të kësaj, ata hidhen në kosha, mbarten nga kamionët dhe hidhen në qendrat e riciklimit të mbeturinave.