Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për Preshevën

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro për komunën e Preshevës për mbulimin e dëmeve nga vërshimeve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se këto mjete për komunën e Preshevës ndahen për mbulimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa tha se bëhet një shenjë solidariteti me vëllezërit matanë kufirit.

“Kjo është solidarizim i Kosovës me vëllezërit tanë matanë kufirit”, u shpreh Mura, raporton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se këto mjete merren nga nën-programi i shpenzimeve të paparashikuara, kategoria e shpenzimeve rezervë.