Përurohet rruga Shëngjin–Velipojë

Në kuadër të përurimit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë, në një diskutim me bizneset, kryeministri Edi Rama, përkrah kryebashkiakëve të Lezhës dhe Shkodrës, Perin Ndreu dhe Benet Beci, folën për rëndësinë dhe ndikimin e këtij investimi në zhvillimin turistik të zonës.

Kryeministri Rama theksoi se kjo është një nga zonat më të bukura të Evropës, teksa përmendi potencialin e madh për investime.

“Përfundimi i kësaj rruge të re është vërtetë një moment lehtësimi, sepse me këtë rrugë të re dhe segmentet tjera të kësaj natyre që po vazhdojmë të investojmë në Shqipëri i zbulojmë shqiptarëve, por edhe turistëve një pjesëz të magjishme Shqipërie”, ka thënë Rama.

Reklama e sponzorizuar

“Jam dakord që kjo është një nga zonat më të bukura të Evropës. Kjo meriton një zhvillim në standardet më të larta të Evropës”, ka shtuar Rama.

Krahas lehtësimit të qarkullimit të ndërsjellë Shëngjin-Velipojë, kryebashkiaku i Lezhës Perin Nderu theksoi se “aksi panoramik përgjatë vijës bregdetare” do të kthejë zonën në një zonë elitare turisitike.

Teksa foli për përfshirjen e studiove më të mira arkitekturore në zhvillimin e zonës, si një nga investimet më të mëdha që veçse kanë nisur ai përmendi “Dukagjini Resort”.

Bëhu me pronë në bregdet

Nëpërmjet rrugës së re, lëvizja nga  Shëngjini në Velipojë dhe anasjelltas, me automjete, bëhet për rreth 20 minuta, për dallim nga aksi përmes Lezhës dhe Shkodrës që kalohet për më shumë se një orë.

Në kilometrat e parë të rrugës së re, në dalje nga Rëna e Hedhur është duke u ndërtuar kompleksi modern “Dukagjini Resort”. /Dukagjini/