Rritja e sektorit privat në zonën e euros u përmirësua më shumë nga sa u vlerësua fillimisht në maj, i nxitur nga rimëkëmbja e ekonomisë së shërbimeve, mes lehtësimit të kufizimeve të lidhura me COVID-19, treguan sot të dhënat përfundimtare nga IHS Markit.
Indeksi përfundimtar i prodhimit të përbërë u rrit në 57,1 në maj nga 53,8 në prill. Leximi i shpejtë ishte 56.9.
“Jo vetëm që maji shënoi një muaj të tretë të njëpasnjëshëm të zgjerimit, por më të mirin e regjistruar që nga shkurti 2018”, tha IHS Markit.
Rritja u nxit nga një përshpejtim i dukshëm i rritjes së shërbimeve, i cili u rrit me ritmin më të shpejtë në pak më pak se tre vjet në maj.
Midis katër ekonomive të mëdha, rritja e Gjermanisë u përmirësua pak, por ishte Italia ajo që regjistroi rritjen më të dobët neto në prodhimin e sektorit privat.
Spanja u paraqit fuqishëm, duke regjistruar performancën e saj më të mirë në 14,5 vjet, ndërsa rritja në Francë arriti nivelin më të lartë të 10 muajve./atsh