Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që çdoherë që blejnë produkte apo shërbime në vend, të kërkojnë kuponët fiskal, udhëzim ky që ndihmon në uljen e ekonomisë jo-formale.
Sipas tyre, ky veprim i thjeshtë dhe i domosdoshëm ndihmon në rritjen e transparencës dhe uljen e evazionit fiskal.
“Bashkohuni me këtë lëvizje të përgjegjshme, sepse nëpërmjet veprimeve tona të përbashkëta, do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndikuar në mënyrë pozitive në jetën tonë dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Nga ky institucion theksojnë se nëse të gjithë bashkëpunojnë, do të mund të ndërtohet një ekonomi më e fortë dhe më e qëndrueshme, duke hapur kështu rrugën për më shumë investime dhe zhvillim në vend. /Buletini Ekonomik/